Reviste per kulture dhe shkence LUBLANA, 2007 ISSN 0353/7110 ALTERNATIVA Reviste e SH.K.SH. “Migjeni” per kulture dhe shkence LUBLANE 2007 ISSN 0353-7110 Keshilli botues Akademik dr. Tom Berisha Akademik dr. Aleksander Stipčevič dr. Shaban Sinani dr. Skender H. Skenderi Arben Xhaferi Mr. Afrim Krasniqi dr. Fadil Maloku dr. Martin Berishaj dr. Irena Šumi dr. Hannah Starman dr. Milazim Krasniqi Kryeredaktor dhe redaktor pergjegjes: dr. Martin Berishaj Adresa: SHKSH "Migjeni” Celovška 177,1000 Ljubljana, Email: kdamigjeni@volja.net Dizajni i kopertines: Albert Shaqiri Redaksia: Tahir MALIOAJ, Kryetar i SHKSH “MIGJENI” Xhavit Shaqiri, Sekretar i SHKSH “MIGJENI” Mr. Alma Bejtullahu, Mr. Zef Ahmetaj Mr. Albert Ramaj Valentin Batalaku Kete botim e ndihmoje Ministria per kulture e R. se Sllovenise Alternativa izhaja s finančno pomočjo Ministrstva za kulturo RS E shtypur ne 5.000 kopje ; tiskano v 5.000 izvodih H03^ Alternativa - Reviste kulturore PERMBAJTJA S’ka pavaresi te njeanshme, ekziston vetem pavaresia.3 Shteti nacional ne kapercyell sociologjik.5 ballafaqimet dhe problemet ne definimin e fushes sociologjike te shtetit nacional.5 shtetesia.9 formimi historik dhe liojet e shtetit nacional.12 shtetet nacionale te papersosura.16 shteti (post)modern dhe etnosi.19 e ardhmja e shtetit nacional.20 Bota virtuale dhe mediumet globale.23 Fuqia-krijese e hapave te vogla.23 Mbrojtja nga dezinformimet dhe sulmet informatike.30 Kriza nefamilje kosovare.36 Keshtu thoshte Fishta.43 Rrefane e muzikologjise shqiptare - Lorene Antoni.64 gjurmimet etnomuzikologjike.67 ndikimi i folklorit ne krijimtarine e Antonit.71 komponimet e Lorene Antonit.72 rendesia e Lorene Antonit ne kulturen kosovare.78 At Zef Pllumi ne prag te pavdeksise.84 kurrgje me shume se liria.87 Jup Kastratit - post mortum. 94 kush eshte Jup Kastrati?.95 Identitet Arbanasa.102 prinos Arbanasa novoj domovini.119 Veteshprehje poetike.125 1 SHKSH “Migjeni" Lublane Nuk mund ta trasosh ardhmerine, pa e njohur te shkuaren.131 Ligjet e perandorise nuk kane kurrfare vlere ne Shqiperi.134 Rruga per ne Kosove.135 shqiptari s’e duron shkeljen e fjales.138 kisha katolike dhe levizja kombetare shqiptare.141 Shqiperia dhe Shqiptaret (Albania si Albanezii).145 2 Alternativa - Reviste kulturore S’KA PAVARESI TE NJEANSHME, EKZISTON VETEM PAVARESIA Na thane se do te na e pavarsojn Kosoven!, nje here, dy here, tri here, shume here; E shpallen Kosoven, nje here, dy here tri here shume here! E ende nuk na »rehatuan«. Thjesht, klasa politike kosovare gjendet para nje sfide te re; ti ofrohet votuesit kosovare, shtetasit te saje edhe nje here se do te pavaresojne Kosoven. Nga ana tjeter ata, devalvuan cdo gje qe munden te devalvojne brenda kohes dhe hapesires. Cdo gje qe kjo klase politike nuk duhej te neperkembte, e neperkemben! E tani na frikesojne se nuk guxojne te shpallin pavaresine e Kosove njeansheml. Te shohim se kush e ka shpallur deri me tani ne histori te mendimit politik dhe te shtetberjes, pavaresine DYANSHEM? Pra, pavaresia shpallet dhe ajo munde te shikohet si akt i njeanshem vetem nga kundershtari i saje. Kur po shpartallohej Jugosllavia, Sllovenise i thane; mos e shpallni pavaresine se jemi per mos ndarje te Jugosllavise! Sllovenet e shpallen ate dhe pas pak ajo u be subjekt i te drejtes nderkombetare. Te njejten gje i thane, Kroacise, Bosnjes, Maqedonise dhe perfundimisht edhe Malit te Zi; por, ata duke u nisur nga bindja, nga e drejta e pakontestuar per vetevendosje qe i takon cdo kombi e bene ate. Po ne (kosovareve), cka na thone? A na thone mos e shpallni se.... ! dhe ... kjo klase politike e čila fatkeqesisht deri me tani nuk ka reagua si shtetformuese, po zvarrite kete akt historik dhe po vonohet ne rrjedha ashtu sic » e kemi ne zakon« . Edhe nje here shtetasit kosovare po i shitet »dushk per 3 SHKSH "Migjeni” Lublane gogla«. Edhe nje here po ai shtetas/qytetare i degjon pafundshmerine e premtimeve boshe te cilat “do te duhej ta bindeshin ate” qe tu japin voten atyre! Po, shtetasi kosovare eshte ai i čili e din se cka done, ai, pikesepari deshiron qe perfundimisht ne Kosove te jetoj ashtu sic meriton. Ai deshiron dhe eshte i bindur se e vetmja gje qe nuk eshte bastarduar, dhe degjenerua eshte vullneti kolektiv i kombit shqiptare perte bere shtet. Prandaj, nuk ka pavaresi te njeanshme, por ekziston vetem pavaresia, dhe si te tille duhet shpallur e pastaj ashtu sic kane bere krejt shtetet qe jane bere shtete, duhet te kerkojne pranimin, jo me goje, sic po done kjo klase politike te na “mesojne” por, ajo duhet titullua me shkrim nga Parlamenti i Kosoves, se, ne fund te fundit procedura e pranimit te nje shtetit, shteti tjeter duhet proceduar ne parlament ku miratohet pranimi i atij shteti te ri, dhe ate vendim te miratuar ne parlament, ia komunikon poashtu me shkrim parlamentit te atij shteti, (dhashe Zoti, te Kosoves). Kjo eshte rruga e drejte per ta bere Kosoven subjekt te drejtes nderkombetare. Tahir Maliqaj Kryetar i SHKSH “Migjeni” 4 Alternativa - Reviste kulturore Shteti nacional ne kapercyell sociologjik Dr. Martin Berishaj Vershime debatesh dhe studimesh se eksperteve me te medhenj ne lemen e sociologjise, por edhe te politologjise, jane rreshtuar ne dhjetevjeteshin e fundit lidhur me fenomenin e shtetit nacional. Ky studim merret me definimin e shtetit nacional, me problemet qe nderlidhen me (jo) kompletshmerine, traditat e shtetesise dhe me dukurine e drejtpeshimit aktiv te marredhenies ne mes shtetit (post) modem dhe etnosit. Pavaresisht nga roli i tij teper i rendesishem ne shoqeri dhe jashte saje dhe perpos kesaj ne rolin paraprakisht te siguruar ne te ardhmen, shteti nacional do te duhet te pershtatet autonomizimit te entiteteve etnike/identiteteve ne rajonin politik, ne njeren ane, dhe ne afirmimin e vlerave transnacionale si pasoje e globalizimit te ekonomise, kultures, ekologjise, te drejtave njerezore, ne anen tjeter. ballafaqimet dhe problemet ne definimin e fushes sociologjike te shtetit nacional Me cfare bindje eshte e mundur qe, me gjuhen e sociologjise, te flitet dhe te mendohet per shtet nacional? Giddens (1985; 116) ne studimin e tij i čili ne pergjithesi merret me shtetin nacional, konstaton se sociologet dhe historianet ne thelb nuk dine te bejne dallim ne mes nocioneve shtet nacional, populi, gjegjesisht komb dhe nacionalizem 5 SHKSH “Migjeni” Lublane (Strassoldo:i99i:i7i)'. Ndoshta me pare do te ishte mire te parashtrohet pyetja, se, a merren sociologet ne kontekstin e tashem te situates aktuale, ne menyre te mjaftueshme dhe bindshem me dukurite shoqerore dhe fenomenet etnike ne shoqerite globale? Pyetje te ngjashme te cilat ndjellin pesimizem do te mundeshim te parashtrojme pafund. Mirepo, assesi nuk munde te anashkalojme ligshtin (lexo renien ne peshe) te teorive sociologjike e pse jo dhe ne pergjithesi shkencave shoqerore sa i perket kesaj ceshtje. Nga ana tjeter, eshte po ashtu nje e vertete e madhe se sociologjia pas Luftes se Dyte Boterore, per dy dekada rresht, qeliimisht ka shmangur ato studime, kurse ne dy dekadat e fundit ka perparua ne ate lami si ne aspektin sasior po ashtu dhe ate cilesor. Lidhur me studimet historike te fenomenit te shtetit nacional padyshim dalin ne pah veprat e Hans Kohen (1944, 1967), Alfred Cobban (1945), Carlton Hayes (1931), B. C. Shafer (1955), Seton-VVatson (i 977 )» Eugen Lemberg (1964) dhe te tjereve. Kurse sa u perket studimeve sociologjike dhe politologjike do te veconim E. Kedourie (1966), K. R. Minogue (1967), Reinhard Bendix (1969), A. D. Smith (1971), Ernest Gellner (1983), Van den Berghej (1981), A. Giddens (1985) etj. Shume nga keta autore kane luajtur rol te rendesishem ne aftesimin e shkencave shoqerore per shpjegim substancial dhe sistematik te problemeve te ndryshme nacionale ne shkenca shoqerore. Deri diku ne menyre te drejtperdrejte me merite te disa prej ketyre autoreve eshte arritur te zbulohen ne traditen teorike shtesat analitike dhe “Nacionalizmi eshte shije e ushqimit te cilin e kemi ngrene ne temini”. Nese me §alen nacionalizem kuptojme “ndjenjen e perkatesise” kurse me fjale “shije ushqimi” eksperiencen tone jetesore; rrjedhoje e kuptimit te kesaj thenie eshte se pjesa e njerezimit dhe e botes ne te cilen gdonjeri nga ne e ka ne nderdije te vet, implikon faktin se “kete ndjenje” e kemi perjetuar ne vitet me te rendesishme te jetes tone. 6 - Alternativa - Reviste kulturore konceptuale te cilat i kane dhene sociologjise ne dore instrumente te reja per eksplikim profesional dhe ambicioz te dukurive, strukturave dhe proceseve qejane te lidhura me komb dhe dukuri te gjera etnike. Ketu gjithsesi kemi ne mend kontributin e sociologut francez Marcel Mauss (fatkeqesisht jo teper te afirmuar dhe te njohur) si dhe dijetarin klasik te teorise sociologjike Max Weber. Marcel Mauss dhe Max Weber gjate Luftes se Pare Boterore dhe pas shkaterrimit te tre perandorive te medha shumekombeshe (Otomane, Habsburge dhe asaj Ruse) iu qasen problemit te identitetit nacional dhe shtetesise nacionale nga aspekti dinamik, qendrimi sociologjik voluntar (Tirvakian dhe Rogovvski, 1985: 60-67). Tiparet dhe shenjat sociologjike te shtetformesise se kombit sipas Maussit evidentohen si bashkesi te integruara fizike dhe morale, pushtet stabel dhe i perhershem qendror, pranim i kufirit, popullsi relativisht morale e homogjenizuar kulturologjikisht dhe shpirterisht e čila e pranon shtetin dhe ligjet e tij. Per kombet eshte karakteristike shkalla dalluese e integrimit. Ne makronivel kontribuojne kombet ne shkalle te madhe te individualizimit civilizues kurse ne mikronivel bene homogjenizimin e banoreve te tij. Nese kete e perkthejme ne gjuhe sociologjike kjo do te thote se integrimi ne mes kombit dhe shtetasve te tij behet me ndermjetesime me te ndryshme ne mes tyre. Perpos ketij integrimi sociologjik ndodh edhe ai gjeopolitik i čili menjanon dallimet e meparshme ne mes qyteteve, pjeseve te privilegjuara dhe jo te privilegjuara, si dhe atyre qe eshte e trasheguar nga bota e hershme (feudale). "Kombi i kompletuar” bashkekohor eshte shoqeri e vetkenaqeshme e integruar me pushtet qendror demokratik, me karakter nacional dhe me sistem te perbashket normativ. Ne bote keso lloj "Kombe te kompletuara” jane me shume rastesi sesa rregull. 7 SHKSH "Migjeni" Lublane Mauss nuk eshte posacerisht konciz ne dallimin e kombit dhe shtetit nacional. Ne fakt ai flet me shume per “komb te kompietuar” i čili siguron perparesite ekonomike, juridike, morale, politike dhe kulturo- civiiizuese. VVeber nga aspekti analitik ishte shume i kujdesshem lidhur me autonomine e kompleksit kulturor. Kombi, pra, nuk nenkupton perkatesi ndaj shtetit, si vet perkatesia kundrejt bashkesise gjuhesore vetvetiu nuk konstituon kombin politik. Ne formesimin e shtetesise nacionale strukturat sociale nuk marrin pjese ne menyre te njetrajtshme, nderkohe qe duket se solidariteti etnik eshte mjaft homogjen. VVeber dukshem vlereson faktin sociologjik duke konstatuar se, ne mes nacionalistove me radikale jane personat qe kane burim te huaj etnik. Kombet ne rend te pare perfaqesojne bashkesi politike te njerezve me gjuhe te perbashket, religjion, doke dhe kujtese politike. Bashdyzimi modern i ketyre shenjave etnike me pushtet politik eshte ai fakt qe i jep shtetit nacional kualifikim historik te legjitimitetit. Ne definicionin e shkurter VVebr e percaktoi shtetin nacional si organizate sekulare te pushtetit, e čila eshte ne disponim te kombit. Ne kete tradite teorike, sikurse eshte e ditur Talcott Parsons me respektimin e komponenteve simbolike, gjegjesisht kulturore, zhvilloi teorine e aksionit (Glazer in Movnihan; 1975, 53-83). Ne krahasim me shtetin i čili e percjell njeriun diku rreth 7000 vite, kombi eshte produkt i zhvillimit me te ri historik. Tipologjite sociologjike te shteteve nacionale (Tirvakian dhe Rogowski; 1985, 27-57) mbeshteten para se gjithash ne konstatimin e marredhenieve te pushtetit dhe marredhenieve ne mes elementeve perberes te shtetit nacional, edhe pse gjithhere duhet te llogaritet edhe ne percaktues te tjere. Definicionet e Mauus dhe VVeber mbi shtetin nacional kane para sysh vetem modelin “e vertete" te tij, te ashtuquajtur modeli g - Alternativa - Reviste kulturore evroperendimor, model i čili eshte imituar ne shume vende te botes duke dhene rezultate pozitive. Van den Berghe (1981, 63-67) nuk eshte aspak frytdhenes ne percaktimin e formimit te shtetit nacional, te cilin e kupton si produkt i pushtimit te pushtetit qendrore pavaresisht nga ajo, se zgjedhja demokratike apo vullneti i lire ndikuan ne formimin e tij. Autori i njejte parashtron pyetje, se pse studiuesit e ndryshem merren me fenomenin e shtetit nacional, si me dimension vendimtare te politikes ne renesance? Me kete kendveshtrim ata kane rrudhe dukshem optiken sociologjike pasi e dime se gati te gjitha shtetet ne Evrope ne dymijevjecarin e fundit jane formacione sekondare te cilat kane lindur nga shtetet qe funksiononin me pare. Shtetet jane paraqitur para popujve dhe pa ndihmen e tyre. Por, gjithashtu edhe popujt jane paraqitur jashte shteteve, ne shumicen e rasteve kunder vullnetit te tyre. Gjithsesi, ato ishin shtete te popujve apo etnive tjera (te huaja). Gjithe kjo rezulton me nevoje qe, mendimi sociologjik elaboron identitetin si te shtetit ashtu edhe te popullit, para se u be "martesa” e tyre. Ne kete skice, vend te posacem žene Franca, ku popullin e formon shteti. Pasuria e proceseve historike na bene te akceptojme keshillin e Gellnerit (1983, 7) dhe te perqendrohemi ne definicionet rigoroze te cilat nuk mund te anashkalojne sfiden e pergjithesimit te nje gjendje antropologjike ne llogari te njerit apo prane tjetrit. Definicionet jane ne perdorim per aq kohe perderisa jemi koshiente per kufizimet e tyre, ne te kunderten ato shkaktojne me dem sesa dobi. shtetesia Krahas problemit te definimit te shtetit nacional, si element relevant sociologjik paraqitet ceshtja e shtetesise, ku po ashtu nuk mund te 9 SHKSH “Migjeni” Lublane shmangim mendimin idealtipik. Normat qe percaktojne anetaresimin e plote politik dhe kulturor (shtetesine) ne shtetin nacional jane pak a shume norma te trasheguara nga periudha klasike e shteteve evropiane nacionale. Brubaker (1988,1) mendon se statusi i shtetesise duhet te siguroje ketogjashte kushte apo norma, qe jane-.anetaresimi i plote ne shtetin nacional (nuk munde te jene nje e treta, dy te tretat etj.) ashtu sic e gezojne te gjithe anetaret (shtetasit) e shtetit nacional; hyjnizimi anetarsor, qe nenkupton se anetaret jane te gatshem te mbrojne shtetin e vet nacional edhe me jete te tyre; perkatesia politike qe ka si rrjedhoje dhe ate kulturore, pra perkatesin nacionale; anetaresimi bazohet ne parimin demokratik, ne bashkepjesemarrjen ne udheheqje te shtetit dhe mundesite per ata qe jetojne perkohesisht te behen te barasvlershem me tjeret; qenia vetem anetar i nje shtetit, krahas obtigimeve "hyjnore” shtetasve u takojne po ashtu te drejtat e arritura. Disa nga keto norma jane shume te vjetra dhe kane perjetuar modifikime, varesisht nga marredheniet shoqerore globale, gjegjesisht nga ndryshimet e medha me te cilat shtetet nacionale u ballafaquan ne fund te shekullit XX.. Keshtu sintagma “te flijohesh per atdhe”, akceptohet ne forma te ndryshme ne shtete te ndryshme te botes. Kjo sintagme assesi nuk e ka ate domethenie qe e kishte para nje gjysme shekulli ne pjese te ndryshme te shteteve evropiane. Sociologjia, per fat te keq, me perjashtim te disa rasteve specifike (Dahrendorf, 1974), ketij problemi nuk i kushton ndonje kujdes te vecante. Mbrojtja fundamentaliste e shtetit nacional eshte anakronizem, qe ne shumicen e rasteve i reziston rrjedhes se forte te desakralizimit te shtetesise ne shumezim te statuseve sociologjike te cilat anetaresimin e plote e nderrojne me perkatesine parciale apo politike ndaj shtetit duke mos marre me vete perkatesine automatike te ndonje kulture te 10 Alternativa - Reviste kulturore caktuar. Mbeshtetesit e multikulturalizmit u japin krah formave te reja politike te perkatesise qe i sherbejne mire formimit te shoqerise post nacionale. Ne rrafshin nderkombetar kemi gjate kohe te bejme me tradita te ndryshme te shtetesise nacionale (Brubaker, 1988, 6-7) dhe krahas saj me politika te hapura te shtetesise. Tradita franceze i nenshtrohet kriterit unitarist dhe universal qe e mbaresojne shtetesine politike. Kriteri i larte eshte uniteti politik i čili se pari deperton ne jeten e asimilimit kulturor (ku kane rol kyc aparatet e shkolles dhe ushtrise. Tradita gjermane nuk eshte mbeshtetur ne popullin politik apo ne mendesi abstrakte te shtetesise, por ne Volksgemeinschaft partikulare dhe organike. Elementi kryesor konstitutiv i shtetesise ne traditen gjermane eshte etnokultura dhe jo perkatesia politike. Te dy traditat, cka eshte e kuptueshme, kane pasoja praktike te ndryshme ne dhenien e shtetesise. Perderisa pjesa me e madhe e imigracionit francez lehtesisht ka fitua shtetesine, ne ish Gjermanine Perendimore ka shume pak shembuj te til le. Vetem ne kohen e fundit ne Gjermani eshte shfaqur “interesi publik” qe brezi i dyte i emigranteve te fitoje shtetesine gjermane, pra per nje politike liberale dhe me pak restriktive ne kete leme. Keshtu, ne France, ne anen tjeter edhe perkunder se eshte kunder "parimeve dhe tradites republikane” kane filluar te fusin nejete politike restriktive ne dhenien e shtetesise. Perderisa modeli francez dhe ai gjerman i shtetesise edhe perkunder dallimeve akordohet ne kuptimin unitare te shtetesise nacionale, ne modelin amerikan dhe zviceran ka me teper hapesire per heterogjeni. Shtetin nacional zviceran e perbejne blloqet veterritese etnike, gjuhesore dhe religjioze, te cileve federata u ka mundesuar shkallen me te larte te autonomise kantonale dhe komunale. Ndarja e shtetesise eshte privilegj per 3072 komuna (Gemeindes), kurse -11 SHKSH “Migjeni” Lublane rregullimi i lejes qe qendrimit ne Zvicer pushteti federal ka hap dyert gjithe imigranteve ne vitet e gjashtedhjeta. Shumica e te ardhurve kane fituar me shtetesi dhe te drejten te punojne dhe te jetojne ne Zvicer edhe perkunder rrezikut te debalansit etnik ne mes kantoneve dhe komunave, marredhenie e čila eshte ruajtur ne Zvicer me xhelozi me shekuj. Ne vitin 1980 tete kantone kane mbeshtetur propozimin qe nje e treta e krejt te huajve te leshojne Zvicren, mirepo, keto perbejne shumicen (26 kantone, gjegjesisht, 22 dhe kater gjysme kantone). Nese eshte e mundur ne Zvicer te merret shtetesia ne menyre me ndermjetesim filluar nga njesia konstitutive e federates, SHBA ne kete drejtim paraqesin asociacion vullnetare i individeve. Per shkak te nevojes se madhe per imigrant, perpara ndarja e te drejtave qytetare ishte si rregull, dhe jo perjashtim'. formimi historik dhe llojet e shtetit nacional Problemi sociologjik i shtetesise implikon dallimin ne mes kombit kulturor (Kulturnation) dhe atij politik (Staatsnation), per te cilat ne gjuhe angleze dhe franceze nuk munde te gjendet termin i barasvlershem. Ne literature te specializuar keto u futen ne jete duke u falenderuar historianit gjerman Friedrich Meineck (Alter; 1985, 19-23). Koncepti kombit politik buron nga ideja e vetevendosjes kolektive dhe individuale, nga vullneti lire i individit se i perket kombit. Shtetesia ne f Kriter per dhenie nuk ishte dimensioni unit/kulturor por, formula universale politike sipas vendit te lindjes (jus soli). Eshte interesant te ceket se indianet e Amerikes kane fitua te drejtat per shtetesi me aktin e lindjes tek ne vitin 1924. Ne vitin 1965 u nderprene kufizimet per ardhje te disa bashkesive nacionale apo racore. 12 Alternativa - Reviste kulturore ate kontekst lidhet me nacionalitet. Koncepti i kombit kulturor ne shikim te pare eshte me objektive - mbeshtetet ne shenja te qenies reale, sic jane gjuha e perbashket, territori, religjioni, gjuha, doket, historia etj. Vetedija per nje mendesi te tille dhe ndjenja e perkatesise se perbashket kane ekzistuar dhe ekzistojne pavaresisht nga shteti, shembull konkret eshte Gjermania dhe Italia para bashkimit apo shembulli i shpemdarjes territoriale te Polonise ne vitin 1772 dhe 1918. Per kete shkak eshte e kuptueshme se ideologet e levizjeve per bashkim nacional ne shekullin e kaluar kane shikuar kombin si dicka qe eshte para shtetit e qe i bashkon historia e perbashket dhe kultura. Koncepti i kombit politik historikisht u realizua ne Evropen perendimore kurse koncepti i kombit kulturore eshte karakteristik per Evropen qendrore, Itali dhe me disa perjashtime per ate lindore. Shpesh keto dy keto koncepte jane perdorur varesisht nga interesat dhe llogarite politike. Gjermanet i kane pervetesuar ne kete menyre Alzasjanet, per shkak se kultura, gjuha, historia dhe ngjashmeria e gjuhes i rreshtojne ata ne kombin kulturore gjerman, po ashtu i kane pervetesuar edhe francezet sepse, Alzaciajnet pas revolucionit te 1789 jane deklaruar si shtetas francez. Shembulli ne vijim eshte edhe me teper jo parimore; Para viti 1918 Gjermanet mazureve nga Prusia lindore te cilet kane folur polonisht, me thirrje ne parimin subjektiv apo politik u kane marre te drejtat qytetare. E kur eshte bere fjale per alzacian kane perdorur kriterin tjeter objektiv, pra parimin kulturore. Gjithsesi duhet te pohojme se nacionalizmi si ideologji dhe levizje politike ka dite qe per ate arritur qellimin e vet, - shtetin nacional, historikisht ta instrumentalizojne ne njeren ane identitetin kurse ne anen tjeter vete shtetin. Pas revolucionit francez te vitit 1789 i čili shtetin nacional e ka shpallur per zbulim epokal dhe paradigme universale, nuk ishte me rruge mbrapa apo rruge tjeter alternative per - 13 SHKSH "Migjeni” Lublane kete lloj legjitimiteti politik. Napoloni i III ishte politiku i pare evropian i čili u rreshtua ne anen e shtetit nacional. Kurse ne mes ekonomisteve ishte Friedrich List ai qe shtetit nacional i dedikoj perparesi te medha ekonomike, kurse ne mes filozofeve ishte Hegeli ai i čili i paralajmeroj popujt te cilet nuk munden te kane shtetin e vet nacional, nuk do te munden askurre te hyjne ne histori. Historiani Leopold von Ranke ne kombe ka zbuluar “tendenčen, pertu bere shtet", jurist liberal zviceran Johann Caspar Bluntschli e kishte cdo populi te thirrur te formojne shtetin e vet. Masaryku formuesi i shtetit cekosllovak, ne monarkine habsburge ka verejtur para se gjithash mohimin e shtetit bashkekohor dhe idese liridashese ne pergjithesi. Shtetet nacionale jane formuar ne tre harqe kohore te dhe ne tre hapesira gjeografike ndryshme (Alter, 1985,101-106). I pari u paraqit si lloj i shtetit nacional te Evropes perendimore si produkt i historise politike dhe pak a shume te kapercimit revolucionark te gjendjes te cilin e kane lene pushtetmbajtesit absolut. Shteti i regjimit te vjeter eshte shnderruar ne organ te shtetit e čila eshte mbeshtetur ne qytetaret e politikisht te vetedijesuar dhe ne kombin politik. Behet fjale per shtetet nacional si vijon: Angline, Holanden, Francen dhe Suedine. Lloji i dyte i shteteve nacionale mbeshtetet ne kombin kulturore i čili ka mbijetuar ne hapesire te Evropes qendrore dhe asaj jugore. Italia dhe Gjermania (Reich) e shekuHit 19. paraqesin shembull tipik te numrit te madh te shteteve te vogla te cilat paten sukses qe keto subjekte, disa nga to me nje tradite te madhe relativisht te pavarur, ti fusin ne ombrelle te shtetit nacional. Rolin e berthames lidhese e moren persiper dy shtete dinamike; Piemonti ne Itali dhe Prusia ne Gjermani. Si rrjedhoje e ketyre integrimeve, disa shtete ne Itali jane shpartalluar apo u eshte nderprere pushteti i tyre qendrore. Kurse ne 14 - Alternativa - Reviste kulturore Gjermani eshte bere fjale per zvogelimin thelbesore te sovranitetit te tyre, te cilet e kishin deri ne fazen e integrimit ne nje shtet te perbashket. Keshtu ne rastin e Piemontit, poashtu edhe ne Gjermani u imponua si shtet i “pare" ne shtet “shtepia pruse" me »Kaisertumom« e vet dhe e shpalli Prusine si kryeqytet te Gjermanise . Sic e dime, perpjekja e Serbise per te perseritur nje rol hegjemonie te tille mbi popujt e Jugosllavise nuk pati sukses. Hoji i trete i shtetit nacional i čili bazohet ne kombin kulturore, eshte paraqitur poashtu ne shek. 19. dhe ne fillim te shekullit 20. ne Evropen qendrore, lindore dhe juglindore. Aty, popujt u shkeputen nga perandorite shumenacionale; nga ajo otomane, habsburge dhe ruše. Ketu behet fjale per popuj te cilet vetedijesimin e tyre politik nuk kane mundur te artikulojne me formimin e shtetit te vet, por jane thirrur ne specifiken e individualitetit gjuhesore dhe bashkesine etnike. Harku i shkeputjeve politike ka mberrije ne cep veriore evropiane nga Finlanda, duke vazhduar ne shtetet baltike deri te Polonia dhe Cekosllovakia dhe ne jug te Evropes nga Shqiperia, Rumunia dhe Greqia. Ne vitin 1814 Norvegjia eshte shkeputur nga Suedia, ne vitin 1831 Belgjika ka dale nga Holanda e bashkuar, pjesa jugore e Irlandes eshte ndare nga Britania kurse Islanda eshte pavaresuar nga Danimarka ne vitin 1944. Poashtu ne kete periudhe u bene edhe bashkim: Polonia, e čila paraprakisht ishte e ndare ne tre shtete ne vitin i9i8n serish u bashkua. Ne shkeputje, qe nuk ka rezultuar gjithhere me shtet nacional te pavarur, tregon shembulli i Mbreterise Serbo Kroate Sllovene, qe jane bashkuar ne nje shtet te perbashket pas Luftes se I. Boterore. Nga kendveshtrimi i sotem shihet qarte se, pas luftes se II. Boterore behej me shume per faze kalimtare sesa per vendim historik perfundimtare. Shembulli i fundit ka devijuar nga trendi i pergjithshem i formimit te shteteve nacionale ne kete shekull. Ishte si 15 SHKSH "Migjeni” Lublane rrjedhoje e modelit integrues te shekullit te kaluar apo shekujve te kaluar ne Evropen perendimore, e qe ne truallin tone ka e vonuar shansin e vet historik. Kufiri paraqet problem te posacem per shtet nacional. Rralle ndonje nga shtetet nacionale ne Evrope kane te njejtit kufij me ata qe i kishin ne kohe kur u formua, si shembull marrim; Belgjiken e vitit 1831 dhe Cekosllovakine e vitit 1918. Italise u deshen 60 vite te vije ne kufijte qe i ka sot. Kjo pasqyre historike e ngerthyer shpjegon qarte se nacionalizmi eshte dukuri shoqerore e pershtatshme. Nacionalizmi gjegjesisht produkti i tij themelore, shteti nacional nuk eshte kompatibil me nje Hoj te vetem te shoqerise apo shtetit. Ne dy dekadat e fundit kemi pas rast te njihemi me modele te ndryshme te monarkise,republikes dhe diktatures se shtetit nacional, te cilat jane vendosur ne strukturat e ndryshme sociale ne rreth.filluar nga ai demokratik e deri te ai autoritar politik. Bazamentin simbolik i čili eshte i njejte per te gjithe, e ka shkruar prototipi i shtetit nacional francez me simboli te obligueshme nacionale: flamur, himn dhe forma te festimit te shtetit nacional shtetet nacionale te papersosura Nese serish kthehemi ne fakte historike, munde te konstatojme se edhe ne kete shekull behet mohimi i qendrimeve, se ka perfunduar “tregimi” mbi formimin e shteteve nacional ne Evrope. Kete Hoj konstatimi do te mund te argumentoje formimi i numrit te madh te shteteve pas mbarimit te luftes se I. Boterore, nga Finlanda ne veri e deri te Jugosllavia ne jug te Evropes. Edhe ne mes dy lufterave boterore ishte plotesisht e qarte se kemi te bejme me formimin e numrit te 16 Alternativa - Reviste kulturore madh te shteteve nacionale "me gabim” , aty munde te numerojme Polonine Cekosllovakine, dhe Jugosllavine. Po ashtu edhe shtetet tjera nuk kane munde te lavderohem me strukture homogjene etnike. E edhe me pak me garantim te drejtave te pakicave etnike te cilat kane jetuar brenda kornizave te tyre. Edhe shteti nacional polak nuk ishte homogjen. Kur "perfundimisht” i rregulluan kufijte ne vitin 1918-20, Poloni mbeten rreth 14% ukrainas, 3% bjellorus, 10% hebrenj, diku rreth 2 % gjerman dhe perafersisht 3% nacionalitete tjera. Nga te gjitha keto shkaqe nuk funksionoje ideja e kombit politik duke i lene hapesiren e vet njelinguizmit dhe njekuluturalizmit ekskluziv. Asnje nga shtetet e porsaformuara ne Evropen qendrore dhe ate lindore, nuk u ofroje ne truallin e vete pakicave etnike autonomi kulturore apo nuk u dha elemente minimale federative. Atehere ne psikologjine politike te strukturave udheheqese, ato pakica u ankoruan ne forme stereotipash te "kolones se peste”. Me ato Hoj paragjykimesh establishmenti i atehershem politik arsyetonte asimilimin dhe presionin mbi pakica kombetare. Edhe pse ne dukje te pare paraqitet paradigma e shtetit nacional si universale, ajo, ne histori dhe ne kohe te tashme eshte me pare perjashtim sesa rregull. Ne vitin 1971 (nga ajo kohe te dhenat nuk jane ndryshuar dukshem) Walker Connor ka gjetur ne 132 shtete te ndryshme te botes ka gjetur 12 sosh te cilat kane munde te lavderohen me perberje etnike homogjene te popullsise, cka dmth. 9% e numrit te pergjithshem (Smith; 1981, 9-10). Rregull standarde sipas kesaj nuk eshte shteti nacional per pluralizmi etnik, i čili si i tille nuk eshte lekunde, e te cilin e kane rreshtuar dhe ne karten e vendvendosjes se popujve si dhe ne dokumente relevante nderkombetare. Edhe shtetet me “pedigre” te madhe demokratike parandalojne me te gjitha “mjetet e lejuara" qe dikton shteti juridik, pakicave kombetare te 17 SHKSH "Migjeni” Lublane drejten per autonomi me te madhe, me arsye se ajo “dridh themelet” e integritetit shteterore. Shembulli i Britanise se Madhe, SHBA-ve, Spanjes e po ashtu dhe Frances tregojne qarte se eshte rrezikuar blloku etnik dominant rreth te cilit ne periudhe te caktuar historike u formua shteti nacional. Paradigma e kombit politik sic u zhvillua ne shtete te caktuara ne Evropen perendimore nuk arriti perfundimisht te asimiloje te gjitha segmentet linguistike, kulturore dhe karakteristikat e vecanta te bashkesive te caktuara etnike. Ernest Renan ne menyre te shkelqyer kuptoj kompleksitetin dhe rrenjsimin e fenomenit komb, mirepo e relativizoj ne rast kur kohezgjatjen e tyre e lidhi me kusht qe te vertetohet si perditshmeri e plebishitit. Koncepti politik i kombit e ka ate dobesi se mbeshtetet ne faktor subjektiv me ane te cilit shikohet ne popuj me prizmin e utilitarizmit dhe oportunizmit. Ideja e shtetit nacional mbeshtetet ne fikcion. Ignaz Seipel, ne vitin 1916 kur u be kancelar i pare i republikes austriake, shtroj nje teze interesante; se shteti nacional eshte teper i mire deri sa ai nuk eshte i formuar, vazhdimesia e tij detyrimisht perfundohet ne kete apo ate forme te imperializmit etnik gjegjesisht ne mohimin e te drejtes se popujve tjere apo pakicave kombetare. Perpos imperializmit manifestativ duhet te terheqim verejtjen per te ashq. “ kolonializmin e brendshem” ne integrimin e dhunshem te shperndarjes se pluralizmit etnik. Ekzistenca e metutjeshme e shteteve nacionale ne Evrope pavaresisht nga ajo se ne te gjitha ane ato "shqepen”, tregon faktin se kane mbetur shume kerkesa per shtetin nacional ne retoriken pakashum nacionaliste. Mirepo, nisur nga ky argument, nuk mundemi te konstatojme se nacionalizmi ne histori ka dite gjithhere te legjitimohet si alet i shtresave te reja dhe ndryshimeve te obligueshme te tyre shoqerore. Shkoteve dhe Wallesit deri sot nuk kane pas sukses te formojne shtetin e tyre nacional, ne kete drejtim me te suksesshem 18 - Alternativa - Reviste kulturore ishin Irlandezet. Edhe perkunder perpjekjeve.shekullore kjo ceshtje nuk u pati sukses as Kataloneve dhe Baskeve ne Spanje dhe Korzikaneve dhe Bretonve ne France. Sot eshte veshtire te parashikohet se cfare Hoj zgjidhjesh do tu ofrojne "deshirave te paplotesuara" te nacionalizmave, te cilat u reduktojne ne zgjedhje “rajonalizim” duke u dobesuar forcen e tyre . shteti (post)modern dhe etnosi Me shtet nacional nuk munde te shterim rolin e shtetit postmodern si dukuri etnike. Ne kohe te fundit ai ka marre rol te caktuar te “rojtarit" te interesave jetik te grupeve margjinale dhe ne ate menyre ka socializuar disa nga funksionet kryesore te saje. Marredhenia e re ne mes shtetit dhe etnosit hap rruge mirepo, ende munde te skicohen gjeneraljet sociologjike. Shteti politik zbuloj se eshte e mundshme te behet relativisht pak per kategori aq abstrakte dhe shpesh vetem kategori ideologjike sicjane; klasa shoqerore, klasa e mesme, mirepo, dicka me teper munde te “behet” per nje bashkesi etnike apo per ndonje tjeter. Elita politike sot, dine politikisht te mobilizojne segmente plurale etnike dhe ne ate menyre te forcojne legjitimitetin e vet. Poashtu bashkesite etnike ne anen tjeter, jane vetedijesuar se,per arritjen e kerkesave te tyre te perbashketa, organizim dhe udheheqje te mire. Fenomeni etnik paraqet mundesi te cilen kane dite disa nga partite politike te "instrumentalizojne shume mire. Ketu mund te cekim dy raste; terhiqja e frankofonise etnike ne partine liberale kanadeze dhe riperteritja e partise amerikane demokratike me mbeshtetje te bashkesive etnike. 19 SHKSH “Migjeni" Lublane e ardhmja e shtetit nacional A ka dale sot nga perdorimi ideja e shtetit nacional? A eshte anakronizem i čili nuk garanton forme legjitime te organizimit politik? Ne kete pyetje pergjigjen me PO ata te cilet i kushtojne vemendje te madhe bashkepunimit ndershteterore dhe nderrajonal , kycje dhe nenshtrim te shteteve ne integrimit. Mbas kthimit nga Amerika ku ishte ne egzil historiani gjerman Hans Rotfels deri ne vitin 1953 ishte i bindur se ishin dy lufterat boterore argument i bollshem per krize te idese se shteteve nacionale , dhe se ideja mbi ta eshte “e tejkaluar, reaksionare dhe assesi nuk munde te jene qellimi yne”. Ne segmente te caktuara shteti nacional eshte ne fakt anakronizem i čili gradualisht shuhet, pra, ne hegjemonine e tij te plote mbi individin, e čila ishte e kuptueshme ne nje periudhe te caktuar historike. Robert Dahi ne studimin e tij mbi demokraci (1923, 4-16) ne mes faktoreve te cilet hapin “ absolutizmin" e shtetit nacional thekson ne njeren ane kerkesen per forma te drejtperdrejta te demokracise dhe ne anen tjeter shkaqet qe diktojne sigurine, zhvillimin, mbrojtjen mbinacionale te drejtave te njeriut dhe problemin planetare ekologjik. Paradigma e re politike e čila askurrku gati nuk zevendeson shtetin nacional, do te duhej te kete prirje ndaj koekzistences dhe kohabitimit ne mes popujve dhe pakicave kombetare ne Evrope. Proceset e konfederalizmit te Evropes me rritje te njekohshme te autonomizmit se rajoneve dhe pakicave kombetare do te ishin apo do te duheshin te paraqesin hapin e duhur ne menjanimin e drejtimit “ te eger" klasik te pozicionit qe kishin shtetet nacionale ndaj pakicave kombetare ne to. Edhe perkunder krejt kesaj qe u tha ne “korrozionin” e shtetit nacional i čili luan rol te posacem ne jeten politike dhe ate shoqerore. Per individ 20 Alternativa - Reviste kulturore ajo paraqet kornize referuese te zhvillimit shoqeroro-ekonomik i čili siguron qetesi dhe siguri sociale. Karl Deutsch ne studimin e tij te famshem Nationalism and Social Communication (1966) thote se shteti nacional individit i mundeson dhe i ofron siguri psikologjike dhe fushe te gjere te lirise, te cilen familja dhe bashkesia lokale nuk munde te sigurojne. Alternativa me te cilen ballafaqohet bota e ne vecanti Evropa nuk eshte - ose shteti nacional ose integrimet mbinacionale. Shteti nacional do te duhet gjithsesi te pershtatet proceseve te reja mbinacionale dhe te coj dore nga sovraniteti absolut mbi qytetare te tij. Para ketyre kushteve nuk duhet te frikesohet, se nuk do te ruaj rendesine e vete substanciale politike dhe ne shekullin ne vijim. Referencat Alter P. 1985. Nationalismus. Frankfurt: Suhrkamp. Andreson B. 1983. Imagined Communities. London: Verso. Bel! D. 1975. “Ethnicity and Social Change", v Glazer N. in Movnihan D. P. 1975. Ethnicity, Theoryand Experience. Cambridge: Harvard U. P. Bendix R. 1969. Nation-Building and Citizenship. Nevv York: Anchor Books. Breuilly J. 1982. Nationalism and the State. Manchesten Manchester Un?v. Press. Brubaker R. 1988. "Traditions of Nationhood and Politics of Citizenship". States and Social structures Newsletter. Citron S. 1987. Le Mythe National. Pariš: Les Editions ouvrieres. Cobban A. 1969. The Nation State and National Self-Determination. Glasgovv: Collins. 21 SHKSH "Migjeni” Lublane Berishaj, M 2003. “Nga hapesira e trojeve ne hapesire te rrjedhave” Ljubljana, Center za albanske študije ALBANICA Dahi R. in Tuft E. 1973. Size and Democracy. Stanford: Stanford Univ. Press. Dahrendorf R. 1974. "Citizenship and Beyond: The Social Dynamics of an Idea”. Social Research 41: 672-701. Fougeyrollas P. 1987. La Nation. Pariš: Fayard. Gellner E. 1983. Nations and Nationalism. Oxford: Basil Blackvvell. Giddens A. 1985. The Nation-State and Violence. Los Angeles: University of California Press. Kedourie E. 1966. Nationalism. London: Hutchinson. Klinar P. 1989. "Nacionalno vprašanje v dobi (post) moderne”. Ljubljana: Družboslovne razprave 8,149-154. Kohn H. 1947. The Idea of Nationalism. New York: Macmillan; (1967): Prelude to Nation-State s. Princeton: Van Nostrand. Lefebvre E. 1988. Le Nationalisme Contre les Nations. Pariš: Meridiens Kincksieck. Lipset S. M. 1960. Political Man: The Social Bases of Politics. New York: Dobuleday. Maugue P. 1979. Contre L'Etat-Nation. Pariš: Editions Denoel. Mauss M. 1969. "La Nation”. V: "La Nation et Uintemationalisme”. Oeuvres. Pariš: Editions de Min uit, vol. 3: 573-639. Mayer T. 1986. Prinzip Nation. Opladen: Leske-Budrich. Rothschild J. 1981. Ethnopolitics - A Conceptual Framevvork. New York: Columbia.Univer-sity Press. Rizman R. 1989. "Etnie e Stato post-modemo”./.